-        
 

 

Të dashur nxënës!

 

Të nxënit në përgjithësi, e të nxënit të mësimeve nga fizika në veçanti, gjithnjë ishte një kompleks pothuajse për secilin nxënës. Me zhvillimin e hovshëm të teknologjive të reja dhe përhapjen e shpejtë të internetit, na është lehtësuar dukshëm të nxënit nga distanca. Sot mund të mësojmë edhe në mënyrë elektronike (e-learning) në mënyrë krejt të lehtë. Siç keni parë, platforma digjitale www.gjeniu.org, na e ka mundësuar që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ju. Ndaj edhe kjo fletore laboratorike, mund të shkarkohet dhe plotësohet duke përcjell të nxënit elektronik nga pajisjet e juaja.

Ndiqni me përpikëri të gjitha udhëzimet dhe mbështetjet që ua ofrojmë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi që të plotësoni detyrat e kërkuara në ushtrimet laboratorike.

Për të qenë të sigurt se ju keni arrit sukses, në secilin ushtrime kemi parashtruar edhe detyra të pavarura që do t’i përfundoni bashkë me shoqërinë e klasës suaj.

Pas secilit ushtrim, ia dorëzoni arsimtarit tuaj të fizikës këtë fletore laboratori, në mënyrë që të vlerësoj punën e juaj. Pas kësaj e njoftoni prindin apo kujdestarin e juaj për korrjen e suksesit që po e arrini.

Jam i vetëdijshëm se edhe për kundër përpjekjeve të mia që të mos ketë gabime, me siguri se janë të pranishme. Ato do të evitohen në bashkëpunim edhe me mësimdhënësit e juaj, për çka paraprakisht i falënderoj.

Suksese në mësimet e klasës së gjashtë!

 

Më, 20 dhjetor 2017                            Autori

Objektivat e kursit

Hyrja
Hyrje – Fizika VI Laboratorike FREE 6 muaj
Ushtrimi 1. Matja e gjatësisë
Ushtrimi 1 FREE 00:00:00
Ushtrimi 2. Matja e sipërfaqes
Ushtrimi 2. Matja e sipërfaqes 00:00:00
Ushtrimi 3. Matja e vëllimit
Ushtrimi 3. Matja e vëllimit 00:00:00
Ushtrimi 4. Matja e vëllimit të trupave me formë të parregullt
Ushtrimi 4. Matja e vëllimit të trupave me formë të parregullt 00:00:00
Ushtrimi 5. Matja e masës së trupave
Ushtrimi 5. Matja e masës së trupave 00:00:00
Ushtrimi 6. Matja e kohës
Ushtrimi 6. Matja e kohës 00:00:00
Ushtrimi 7. Forca dhe pesha-Dinamometri
Ushtrimi 7. Forca dhe pesha-Dinamometri 00:00:00
Ushtrimi 8. Bymimi dhe tkurrja e trupave
Ushtrimi 8. Bymimi dhe tkurrja e trupave 00:00:00
Ushtrimi 9. Qarqe elektrike
Ushtrimi 9. Qarqe elektrike 00:00:00

Vleresimet e kursit

N.A

vleresimet
  • 5 stars0
  • 4 stars0
  • 3 stars0
  • 2 stars0
  • 1 stars0

Nuk u gjeten vleresime per kete kurs.

Behu pjese e ketij kursi
  • 10.00 5.00 per 3 muaj
  • 3 muaj
0 STUDENT TE REGJISTRUAR
Template Design © VibeThemes. All rights reserved.